Prodhimi i softuerëve në 2018-n në Kinë, 6.3 trilionë RMB

2019-04-03 11:02:35 CRI Komenti juaj Printoni

 

Baza industriale e softuerëve në Shenzhen të Kinës

Vëllimi i prodhimit në sektorin e softuerëve në vitin 2018 arriti 6.3 trilionë juanë, një rritje 14.2 për qind në krahasim me vitin 2017, tha zv.drejtori i Departamentit të Informatikës dhe Industrisë së Shërbimeve të Softuerëve pranë Ministrisë së Industrisë dhe të Teknologjisë së Informacionit të Kinës (MITIK) Li Guanyu.

Në vitin 2018, regjistrimi i të drejtave të autorit të softuerëve në Kinë ishte mbi një milion, një rritje prej 42.2 për qind në krahasim me vitin 2017. Shumë kompani u futën në tregun global dhe numri i sipërmarrjes në fushën e softuerëve me përmasë të mëdha ka arritur në mbi 37 mijë, ndërkohë që industria siguroi mbi 6 milionë vende pune.

Li Guanyu shtoi se Ekspozita e 23-të Ndërkombëtare e Softuerëve do të zhvillohet në Pekin nga 28-30 qershor. Pjesëmarrësit nga Kina dhe vende të tjera të botës do të diskutojnë rreth strategjive si forcimi i vendit si prodhues i fuqishëm, forcimi i vendit me internet të përparuar dhe ekonomia digjitale. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore