Xi Jinping takohet me delegacionin e "The Elders"-it

2019-04-02 09:11:52 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u takua në Pekin me delegacionin "The Elders" kryesuar nga ish-presidentja irlandeze Mary Robinson.

Presidenti Xi i tha delegacionit se Kina është një ndër vendet kryesore në zhvillim që nuk ka evituar asnjëherë përgjegjësinë e vet ndërkombëtare.

Sipas tij, nisma "Një brez, një rrugë" po jep kontribut të konsiderueshëm në nxitjen e multilateralizmit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Nga ana e saj, znj. Mary Robinson u shpreh se Kina po luan një rol të përgjegjëshëm dhe konstruktiv për çështjet globale në një moment kyç ku multilateralizmi po përballet me sfida.

The Elders, i iniciuuar në vitin 2007 nga ish-presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela është një organizatë që synon përhapjen e mendimit të zgjidhjes së konflikteve nëpërmjet dialogut dhe përpjekjeve.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore