Turqia mohon provokimet ndaj helikopterit të kryeministrit grek

2019-03-26 09:57:37 CRI Komenti juaj Printoni

Avionët turq nuk u përfshinë në asnjë provokim ndaj helikopterit në të cilin ndodhej kryeministrin grek në Detin Egje, tha agjencia shtetërore Anadolu duke cituar autoritetet e sigurisë të hënën.

Kryeministri grek Alexis Tsipras u shpreh në një fjalim se aeroplanët e Turqisë provokuan helikopterin e tij gjatë kohës kur po fluturonte të hënën në ishullin Agathnonisi, pak milje nga bregu mesdhetar i Turqisë.

"Aeroplanët turq e detyruan helikopterin tim të ulë lartësinë, derisa avionët grekë ndërhynë," tha Tsipras. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore