May: Marrëveshja e BE-së, e vetmja mënyrë për të garantuar Brexit-in

2019-03-26 09:25:38 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja e Britanisë Theresa May u shpreh se Parlamenti do ta hedhë poshtë marrëveshjen e refuzuar dy herë më parë të Brexit-it, nëse ajo e vendos atë në një votim të ri.

Kreu i Partisë Laburiste në opozitë Jeremy Corbyn tha se partia e tij do të mbështesë një amendament që ligjvënësit mund të lejohen të kontrollojnë procesin e një sërë votimesh mbi alternativat e marrëveshjes së May-t.

Por, May tha se ajo ende shpreson të ndryshojë mendjet e ligjvënësve pasi një marrëveshje me BE-në ishte e vetmja mënyrë për të garantuar se nuk do të kishte një Brexit pa marrëveshje.

May theksoi gjithashtu kundërshtimin e saj për të qenë pjesë e një bashkimi doganor dhe për mbajtjen e një referendumi të dytë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore