Presidenti kinez Xi Jinping takon kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Italisë

2019-03-23 09:54:55 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping u takua të premten në Romë me kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit italian Roberto Fico.

Gjatë takimit, Xi Jinping-u vuri në dukje se zhvillimi afatgjatë i marrëdhënieve miqësore kino-italiane ka ardhur për shkak të gjërave të përbashkëta mes të dy vendeve në histori, realitet dhe të ardhmen. Rruga e vjetër e Mëndafshit lidhte Kinën dhe Italinë, kurse sot Kina dhe Italia mbrojnë me këmbëngulje rendin ndërkombëtar dhe po nxitin ndërtimin dhe reformën e sistemit ndërkombëtar. Bashkëpunimi ekonomik dypalësh është me përfitime të ndërsjella dhe perspektiva e ardhshme e bashkëpunimit për ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë" është shumë e gjerë.

Kryetari i shtetit kinez theksoi gjithashtu se Kina përkrah integrimin evropian dhe dëshiron që, së bashku me Italinë dhe vendet e tjera të BE-së, të thellojë bashkëpunimin kino-europian.

Roberto Fico shprehu nga ana e tij mirëpritjen për vizitën e presidentit kinez Xi Jinping në Dhomën e Deputetëve të Italisë. Ai vuri në dukje se në këtë periudhë të globalizimit, problemet globale duhet të zgjidhen nëpërmjet bashkëpunimit të të gjitha vendeve. Kina është partnere e rëndësishme bashkëpunimi e Italisë, theksoi Fico, duke shprehur besimin se vizita e presidentit Xi Jinping do t'i ngrejë marrëdhëniet kino-italiane në një nivel më të lartë. Dhoma e Deputetëve e Parlamentit italian do të bëjë përpjekje për të forcuar bashkëpunimin dhe shkëmbimet ekonomiko-tregtare e kulturore në kornizën e nismës "Një brez, një rrugë", për të nxitur bashkërendimin dhe komunikimin mbi çështjet globale, përshirë përballimin e ndryshimit të klimës dhe Agjendën e Zhvillimit të Vazhdueshëm 2030 të OKB-së, dhe për të thelluar më tej marrëdhëniet mes BE-së dhe Kinës. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore