Turneu i Xi Jinping-ut në Europë

2019-03-22 11:15:20 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten, kur aeroplani i posaçëm i presidentit Xi Jinping arriti në hapësirën ajrore të Italisë, u shoqërua nga dy aeroplanë luftarakë të forcave ajrore italiane. Pala italiane e përdori këtë element të veçantë të protokollit diplomatik për t'i shprehur mirëseardhjen presidentit Xi.

Media italiane i ka kushtuar vëmendje të madhe vizitës së kreut të shtetit kinez në Itali. Agjencia e lajmeve ANSA njoftoi se pala italiane shpreson se vizita e presidentit Xi Jinping do të nxitë bashkëpunimin konkret midis dy vendeve, duke forcuar më tej marrëdhëniet e partneritetit midis Italisë e Kinës.

Sipas njoftimeve, në qytezën Kastanjaro, artisti italian Dario Gambarin bëri me traktor e plug portretin e Xi Jinping-ut në një arë me sipërfaqe prej 20 mijë metrash katrore.

 

Sivjet është 15-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik mes Kinës e Italisë dhe Italia është ndalesa e parë e turneut të vizitave të Xi Jinping-ut në tre vende europiane. Analistët janë të mendimit se zgjedhja nga kreu i shtetit kinez e Europës për të bërë vizitën e vet të parë jashtë vendit për këtë vit tregon se Kina i kushton një rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënive me Europën. Gjatë vizitës në vitin 2014 në selinë e përgjithshme të Bashkimit Europian në Bruksel, presidenti Xi Jinping paraqiti objektivin e krijimit të marrëdhënieve të partneritetit kino-europian me paqe, rritje, reformë e qytetërim.

Siç mësohet, gjatë vizitës së tanishme të Xi Jinping-ut në Itali, ndërtimi i përbashkët i "Një brez, një rrugë" do të jetë një nga temat kryesore të diskutimeve. Kryeministri italian Giuseppe Conte (Xhuzepe Konte) i tha medias pak kohë më parë se ai pret me kënaqësi të jetë i pranishëm së bashku me presidentin Xi Jinping në nënshkrimin nga Italia e Kina të memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunimin në ndërtimin e "Një brez, një rrugë". Kjo gjë, sipas numrit një të qeverisë italiane, do të nxitë më tej zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore