Kina premton mbikëqyrje më serioze të sigurisë ushqimore në shkolla

2019-03-22 09:41:48 CRI Komenti juaj Printoni

Në rregullat e sigurisë ushqimore të sapopublikuara në Kinë kërkohet mbikëqyrje më serioze ndaj sigurisë së ushqimeve në kopshte dhe shkolla.

Zyrtarët e këtyre institucioneve arsimore, që nga kopshtet e fëmijëve deri në shkollat e mesme, duhet t'i shoqërojnë fëmijët apo nxënësit gjatë ngrënies.

Shkollat duhet të publikojnë gjithashtu burimet, furnizuesit dhe informacione të tjera mbi ushqimin.

Prindërit janë të ftuar hanë me fëmijët e tyre në shkolla për të hequr dyshimet e tyre.

Departamentet e mbikëqyrjes së sigurisë së ushqimeve duhet të zhvillojnë inspektime të rregullta brenda dhe rreth konvikteve.

Regullat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 prill. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore