Kina kundërshton ashpër shitjen e armëve amerikane Tajvanit

2019-03-22 20:09:59 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas medieve, qeveria amerikane ka miratuar kërkesën e rajonit të Tajvanit për blerjen e mbi 60 avionëve luftarakë F-16. Në përgjigje të kësaj, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Geng Shuang tha në një konferencë të rregullt shtypi të premten se kundërshtimi i Kinës ndaj shitjes së armëve të ShBA-së Tajvanit është i qëndrueshëm dhe i vendosur dhe për këtë pala kineze i ka shprehur ShBA-së pakënaqësi serioze.

"I bëjmë thirrje ShBA-së të njohë plotësisht sensitivitetin e lartë dhe dëmtimin serioz të çështjeve përkatëse, t'i përmbahet parimit të 'Një Kine' dhe rregullave të tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane, sidomos dispozitave të komunikimit të "17 Gushtit", të ndalë shitjen e armëve Tajvanit dhe lidhjen ushtarake me këtë rajon dhe t'i trajtojë me kujdes çështjet e lidhura me Tajvanin në mënyrë që të mos dëmtojë seriozisht bashkëpunimin midis Kinës dhe ShBA-së në fusha të rëndësishme dhe paqen e stabilitetin e Ngushticës së Tajvanit".

Mrekulli
Lajmet Kryesore