Kinë, zgjatja e pushimit të majit shton interesin për turizëm

2019-03-22 19:41:51 CRI Komenti juaj Printoni

Vendimi i qeverisë kineze për të zgjatur pushimet e Ditës së Majit ka rritur kërkimet në internet dhe porositë për udhëtime, sipas agjencisë më të madhe online të udhëtimeve në Kinë, "Ctrip".

Kërkimet dhe prenotimet për udhëtime u rritën rreth 50 për qind në aplikacionin e "Ctrip" në celular pas njoftimit të premten nga Këshilli i Shtetit se pushimet e këtij viti të Festës së Majit do të zgjaten në katër ditë, duke nisur nga 1-4 maj.

Kompania vlerësoi se gjatë kësaj periudhe do të bëhen rreth 150 milionë udhëtime me një rritje të dukshme në udhëtimet e brendshme dhe rajonale.

Tajlanda, Japonia dhe Indonezia pritet të jenë ndër vendet më popullore jashtë vendit gjatë pushimeve të majit, ndërsa Chongqing-u, Hangzhou dhe Shangai mund të jenë destinacione të nxehta turistike brenda vendit.

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore