Venecia mirëpret shtimin e tregtisë me Kinën

2019-03-21 10:39:55 CRI Komenti juaj Printoni

Qyteti i Venecies po bën përpjekje që të shndërrohet përsëri në një nyjë të tregtisë si rreth 1400 vjet më parë, kur erëzat nga Lindja shkëmbeheshin me tekstilet e Perëndimit.

Venecia po shfrytëzon epërsinë e vet gjeografike për këtë qëllim, thotë ish-kryebashkiaku i këtij qyteti Paolo Costa.

Costa shpjegoi gjithashtu që Venecia është një port ideal për transportin detar në pjesën veriore të detit Adradik.

Autoritetet e Venecies kanë besim se qyteti i tyre i ka burimet e nevojshme për të përballuar vëllimin e pritshëm të tregtisë, me një infrastrukturë të gatshme dhe tokë industriale prej më shumë se 2000 hektarësh prapa portit.

Zv.kryebashkiaku i Venecies për Mirëqenien Shoqërore dhe Zhvillimin Ekonomik Simone Venturini thotë që këto burime e dallojnë qytetin e tij nga portet e tjera afër.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore