May kërkon shtyrjen e "Brexit"-it deri më 30 qershor

2019-03-21 10:35:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministrja britanike Theresa May konfirmoi se ajo ka shkruar një letër për Bashkimin Europian, ku kërkon shtyrjen e largimit të Britanisë nga Unioni deri më 30 qershor.

May e ka bërë këtë kërkesë në një letër që i dërgoi të mërkurën presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk.

May thotë që, nëse pranohet shtyrja, ajo planifikon ta çojë marrëveshjen e "Brexit"-it për një votim të 3-të në parlament.

Nëse Dhoma e Komuneve hedh poshtë marrëveshjen e May-it, do të jenë deputetët e parlamentit ata që do të vendosin si do të vazhdojë procesi më tej.

Të enjten, May do të shkojë në Bruksel për të takuar liderët e vendeve anëtare të BE-së. Shtyrja e "Brexit"-it duhet të miratohet nga të 27 vendet e tjera të BE-së.

Samiti do të drejtohet nga presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk, sipas të cilit shtyrja e "Brexit"-it do të ketë parakushte. Ai shtoi që kërkesa e May-it për shtyrje krijon probleme ligjore dhe politike, nëse mbahet parasysh që BE-ja do të zhvillojë zgjedhje më 23-26 maj.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore