Conte: Bashkëpunimi për "Një brez, një rrugë", në përputhje me interesat kombëtare

2019-03-21 10:20:22 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i qeverisë italiane Giuseppe Conte (Xhuzepe Konte) u shpreh se thellimi i bashkëpunimit me Kinën brenda kornizës së nismës "Një brez, një rrugë" është në përputhje me interesat kombëtare të vendit të tij.

Ai i tha këto para samitit të BE-së, ku ndër të tjera do të diskutohet edhe për bashkëpunimin me Kinën.

Kryeministri italian shtoi se memorandumi i mirëkuptimit me Kinën për ndërtimin infrastrukturor, që pritet të nënshkruhet gjatë vizitës së presidentit kinez në Romë, nuk përbën sfidë për aleatët perëndimorë të Italisë.

Sipas tij, memorandumi lidhet vetëm me çështjet ekonomiko-tregtare dhe nuk do të ndikojë në rreshtimin euroatlantik të Italisë.

"Interesat tona ekonomiko-tregtare në projektet infrastrukturore kineze janë absolutisht të ligjshme dhe mund të përligjen nga interesat tona kombëtare. Në këtë mënyrë, mund të shtojmë eksportin në një treg të madh dhe kompanitë tona mund të marrin pjesë në investimet infrastrukturore", shtoi kreu i qeverisë italiane.

Conte konfirmoi njëkohësisht se ai do të marrë pjesë në forumin e dytë për bashkëpunimin ndërkombëtar në kuadër të "Një brez, një rrugë", që do të mbahet muajin e ardhshëm në Pekin.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore