Damask, takohen shefat e mbrojtjes Siri-Iran-Irak

2019-03-19 20:11:00 CRI Komenti juaj Printoni

Shefat e mbrojtjes së Sirisë, Iranit dhe Irakut u mblodhën të hënën në Damask për të diskutuar për çështje të ndryshme përfshi koordinimin e luftës kundër terrorizmit, hapjen e kufijve dhe gjendjen e Sirisë.

Në takim ishin të pranishëm ministri sirian i Mbrojtjes Ali Abdullah Ayyoub, shefi i ushtrisë irakiane Othman al-Ghanmi dhe shefi i shtabit të Forcave të Armatosura iraniane, Mohammad Bagheri.

Në konferencën e shtypit pas takimit, Ayyoub tha se Forcat Demokratike të Sirisë (SDF) do të përballen me dy zgjedhje: ose do të nisin pajtimin me qeverinë ose zonat nën kontrollin e tyre do të rimerren nga ushtria siriane."

Ai shtoi se, qeveria siriane do të rikontrollojë plotësisht të gjithë territorin e Sirisë, përfshi Idlibin.

Shefi i Shtabit i Irakut Othman al-Ghanmi tha se në takim, tre komandantët e ushtrive diskutuan hapjen e kalimeve kufitare midis Sirisë dhe Irakut, duke theksuar se 3 vendet do të koordinojnë së bashku në luftën kundër "IS"-it.

Shefi i shtabit të Forcave të Armatosura iraniane theksoi se ka një koordinim të lartë midis Sirisë, Iranit dhe Irakut kundër terrorizmit,. Ndërkohë, ai shtoi se është e rëndësishme të hapet kufiri irako-sirian për t'i mundësuar tregtarëve dhe turistëve iranianë të vizitojnë Sirinë përmes Irakut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore