Kompanitë ajrore aziatike, më të pastrat në botë

2019-03-19 19:44:05 CRI Komenti juaj Printoni
Kompanitë ajrore aziatike kanë qenë triumfueset e padiskutueshme për sa i përket Çmimit të Pastërtisë së Kabinave 2018, të cilat janë pjesë e Çmimeve Botërore të Aviacionit SKYTRAX. Çmimi i Pastërtisë së Kabinave mbështetet në vlerësimin e udhëtarëve për pastërtinë e ndenjëseve, tryezave, dyshemesë dhe tualeteve të aeroplanëve. Në klasifikimin e përgjithshëm, tetë ndër dhjetë kompanitë e renditura të parat janë aziatike, tre nga të cilat kineze: "EVA Air" me qendër në Tajvan, që u rendit e dyta; "Cathay Pacific Airlines" e Hong-Kongut e gjashta, si edhe "Hainan Airlines" me seli në provinën Hainan, në vend të nëntë. Kompania më e pastër është vlerësuar ajo japoneze "ANA All Nipon Airways".

Të vetmet kompani joaziatike në dhjetëshen më të mirë janë europiane, pikërisht "Swiss International Air Lines" e Zvicrës dhe gjermania "Lufthansa".

Mrekulli
Lajmet Kryesore