Ministria e Jashtme ruse akuzon NATO-n për zgjerim në Detin e Zi

2019-03-19 19:41:07 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Jashtme ruse akuzoi të martën NATO-n për zgjerimin e pranisë ushtarake në rajonin e Detit të Zi.

Në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë u njoftua po atë ditë se veprimet e NATO-s po militarizojnë rajonin e Detit të Zi. Në vitin 2018, prania e anijeve ushtarake të NATO-s në Detin e Zi u rrit ndjeshëm dhe koha e qëndrimit të tyre u rrit nga 80 ditë në 2017-n në 120 ditë vitin e kaluar. Për më tepër, NATO-ja po vazhdon aktivisht zgjerimin e pranisë ushtarake në rajonin e Detit të Zi.

Ministria e Jashtme ruse vuri në dukje se NATO-ja ka zgjeruar vazhdimisht praninë e saj ushtarake në Europën Lindore dhe ka modernizuar infrastrukturën ushtarake të vendosur në këtë rajon. NATO-ja ka instaluar sistemin anti-raketë në Rumani dhe hetimet e patrullimit përgjatë kufirit rus janë rritur dukshëm. Praktika e BE-së dhe NATO-s për të favorizuar Ukrainën në incidentin e Ngushticës së Kerch-it synon ndezjen e gjakrave mes autoriteteve ukrainase dhe ruse.

Prej shpërthimit të konfliktit për Ngushticën e Kerch-it mes Rusisë dhe Ukrainës më 25 nëntorin e vitit të kaluar, gjendja e sigurisë në Detin e Zi dhe Detin Azov është bërë fokusi i sigurisë rajonale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore