Publikohet Libri i Bardhë për luftën kundër terrorizmit në Xinjiang-un e Kinës

2019-03-18 13:07:50 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi të hënën Librin e Bardhë "Lufta kundër terrorizmit e ekstremizmit dhe sigurimi i të drejtave të njeriut në Xinjiang".

Në këtë dokument thuhet se terrorizmi është armiku publik i njerëzimit dhe objektivi i përbashkët i goditjes nga bashkësia ndërkombëtare. Nëpërmjet dhunës, shkaktimit të dëmeve, kërcënimit etj., forcat terroriste shkelin të drejtat e njeriut, marrin jetë të pafajshme, rrezikojnë sigurinë publike dhe krijojnë frikë te publiku, duke kërcënuar rëndë paqen e qëndrueshmërinë botërore. Përhapja e ekstremizmit mund të çojë shumë lehtë në veprime të dhunshme terroriste, duke kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejat e njeriut. Qeveria kineze e kundërshton terrorizmin e ekstremizmin e çdo forme dhe godit rreptësisht sipas ligjit veprimet terroriste e ekstremiste dhe ato që shkelin të drejtat e njeriut të shtetasve.

Në Librin e Bardhë vihet në dukje se për disa kohë, Rajoni Autonom i Xinjiang-ut i Kinës ka qenë nën ndikimin negativ të përçarjes kombëtare, ekstremizmit fetar e të terrorizmit, duke ndodhur shpesh sulme terroriste, të cilat kanë rrezikuar rëndë sigurinë e banorëve të kombësive të ndryshme dhe kanë shkelur dinjitetin njerëzor. Për përballimin e kërcënimeve terroriste e ekstremiste, autoritetet e këtij rajoni kanë marrë masa të vendosura për të zhvilluar luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit, duke penguar me efektivitet prirjen e ndodhjes së shpeshtë të akteve terroriste dhe duke mbrojtur të drejtat themelore të banorëve të kombësive të ndryshme.

Në Librin e Bardhë "Lufta kundër terrorizmit e ekstremizmit dhe sigurimi i të drejtave të njeriut në Xinjiang" thuhet gjithashtu se Kina është një vend ku sundon ligji dhe ku respektimi e sigurimi i të drejtave të njeriut janë parime kushtetuese. Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit në rajonin e Xingjiang-ut të Kinës është një pjesë e rëndësishme përbërëse e luftës ndërkombëtare antiterroriste dhe përputhet krejtësisht me parimet e goditjes kundër terrorizmit e të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të OKB-së. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore