Kina: Zgjidhje politike për të ruajtur unitetin dhe qëndrueshmërinë e Sirisë

2019-03-18 10:45:45 CRI Komenti juaj Printoni

I dërguari i posaçëm i Kinës për Sirinë theksoi të dielën se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë më shumë përpjekje për ta përfunduar krizën në Siri.

Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Jordanisë Ayman Safadi në kryeqytetin Aman, i dërguari i posaçëm i Kinës Xie Xiaoyan shprehu admirim për rolin humanitar të Jordanisë në krizën siriane, si dhe mbështetjen e Kinës ndaj Jordanisë në këtë drejtim.

Nga ana e tij, Safadi i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ofrojë përkrahjen e domosdoshme për refugjatët dhe Jordaninë, ku gjenden 1.3 milionë sirianë. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore