Nis analizimi i ADN-së së viktimave nga rrëzimi i avionit të "Etiopian Airlines"

2019-03-17 10:19:00 CRI Komenti juaj Printoni

Në Etiopi po bëhen analizat e ADN-së së trupave të viktimave që humbën jetën nga rrëzimi këtë muaj i një avioni të kompanisë "Etiopian Airlines".
Ministrja etiopiane e Transportit Dagmawit Moges thotë se identifikimi i viktimave ndoshta do të zgjasë pesë deri në gjashtë muaj:

"Identifikimi i viktimave do të kryhet sipas standardeve të besueshme, shkencore dhe ndërkombëtare dhe për këtë qëllim do të marrin pjesë në proces edhe organizata të njohura ndërkombëtare, si 'Interpoli' dhe 'Blake". Sigurisht disa prej tyre po punojnë tashmë në terren, të udhëhequr nga Komisionari Federal i Policisë  i qeverisë etiopiane  dhe Ministria e Shëndetësisë."

Aeroplani "Boeing 737 MAX 8", që po udhëtonte për në Najrobi, u rrëzua rreth 6 minuta pas ngritjes, duke sjellë vdekjen e të 157 vetave në bord, përfshirë edhe 8 shtetas kinezë.

Një ekip hetimi nga Franca po shqyrton kutitë e zeza për të përcaktuar shkakun e aksidentit. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore