Li Keqiang: Kina e BE-ja duhet të forcojnë besimin e ndërsjellë

2019-03-15 14:58:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh të premten në Pekin se Kina dhe Bashkimi Europian janë partnerët më të mëdhenj tregtarë të njëri-tjetrit. Midis dy palëve ka bashkëpunim dhe mosmarrëveshje, por për një kohë të gjatë, ato kanë marrë përvojën e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Kina e BE-ja duhet të forcojnë besimin e ndërsjellë, shtoi ai.

Li Keqiang-u tha se mosmarrëveshjet tregtare midis Kinës e ShBA-së janë çështje e të dy vendeve dhe Kina nuk do të përdorë asnjë palë të tretë dhe nuk do të dëmtojë asnjë palë të tretë. Kina është vendi më i madh në zhvillim në botë, kurse BE-ja është aleanca më e madhe e vendeve të zhvilluara në botë. Mund të thuhet se Kina e BE-ja janë pjesë e rëndësishme e botës shumëpolare dhe zhvillimi i marrëdhënieve midis dy palëve është jo vetëm në të mirë të Kinës e BE-së, por edhe të botës.

Kryeministri Li tha se muajin e ardhshëm ai do të shkojë në selinë e përgjithshme të BE-së për të zhvilluar raundin e ri të takimit të udhëheqësve Kinë-BE. Ai shprehu shpresën se nëpërmjet këtij takimi të dy palët do t'i trajtojnë marrëdhëniet kino-europiane nga lartësia strategjike dhe do të nxitin zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe me respekt, mirëkuptim e bashkëpunim. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore