2019-03-15 16:51:09 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh në Pekin se qeveria kineze sivjet do të publikojë listën e re negative, do të vazhdojë të forcojë mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe do të ruajë një mjedis të mirë hapjeje.
Li Keqiang u shpreh që, për investimet e huaja, do të zbatohet sistemi i trajtimit kombëtar para hyrjes dhe i listës negative. Këtë vit do të ketë një listë të re negative. Kina do të rishikojë "Ligjin e të drejtave të pronësisë intelektuale", me synim që të formohet sistemi i ndëshkimit ndaj shkeljeve të ligjit në këtë fushë. Ai shtoi se "ne shpresojmë që qeveritë e vendeve të tjera ta trajtojnë në mënyrë të barabartë bashkëpunimin vullnetar mes ndërmarrjeve kineze dhe atyre të huaja".
Li vuri në dukje gjithashtu se në sesionin e 2-të të legjislaturës së 13-të të AKP-së u miratua ligji i investimeve të huaja, çka tregon që Kina do të mbrojë më mirë investimet e huaja me mjete ligjore. Ky ligj ka qëllim për të rregulluar veprimet e qeverisë dhe i kërkon qeverisë të administrojë sipas ligjit. Sipas këtij ligji, qeveria kineze do të publikojë një sërë rregullash dhe dokumentesh, me synim që të mbrojë interesat e investitorëve të huaj dhe të garantojë zbatimin e mbarë të këtij ligji.
Numri një i qeverisë kineze u shpreh gjithashtu që investimet nga Hong-Kongu, Makaoja dhe Tajvani mund të bëhen sipas ligjit të investimeve të huaja dhe do të vazhdojnë sistemet dhe masat që janë përdorur për një kohë të gjatë. Ky ligj i ri nuk do të ndikojë në investimet nga këto krahina, por do të favorizojë tërheqjen e tyre.(Jiang Lei)