Kina zotohet të përmirësojë mjedisin e biznesit

2019-03-15 14:49:44 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh të premten se qeveria e tij do të ngulë këmbë në reformat e orientuara nga tregu dhe të bazuara në ligj, për përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit të biznesit.

"Qeveria qendore do të vijojë të fokusohet te thjeshtimi i miratimit administrativ dhe në delegimin e kompetencave autoriteteve të niveleve të ulëta, duke përsosur edhe rregullat", tha z. Li.

Sipas tij, Kina do të garantojë që të gjitha kompanitë, pavarësisht nga forma e pronësisë që kanë, të përfitojnë nga masat përkatëse.

Kreu i qeverisë kineze theksoi njëkohësisht se Kina do të çojë përpara Reformën dhe Hapjen në një thellësi e gjerësi më të madhe, duke synuar reformat e orientuara nga tregu e të bazuara mbi ligjet, për të garantuar rezultate konkrete nëpërmjet zbatimit të masave specifike.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore