2019-03-15 14:36:12 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh të premten në një konferencë shtypi se treguesi i punësimit pasqyron edhe situatën ekonomike. Sivjet, qeveria kineze u ka dhënë për herë të parë politikave të punësimit të njëjtën rëndësi si atyre financiare dhe monetare, për të garantuar realizimin e objektivit të krijimit të më shumë se 11 milionë vendeve të reja të punës.
Kreu i qeverisë kineze pohoi njëkohësisht se gjatë procesit të modernizimit të vendit, punësimi ka përbërë gjithmonë një presion të madh për autoritetet. Për ta përballuar si duhet këtë problem, qeveria kineze do të marrë masa të ndryshme, si zbatimi i më shumë politikave të favorshme për ndërmarrjet që mund të ofrojnë më shumë vende pune etj.(Zhang Yan)