2019-03-15 14:43:52 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kina do të hartojë më shumë politika të favorshme për të garantuar që bashkatdhetarët nga Tajvani të trajtohen njësoj si banorët e pjesës kontinentale në fushat e investimeve, të punësimit, të arsimit, të strehimit etj., u shpreh kryeministri kinez Li Keqiang në një konferencë shtypi të premten në Pekin.
Kryeministri Li tha se Sekretari i Përgjithshëm i PKK-së Xi Jinping ka mbajtur një fjalim të rëndësishëm në ceremoninë e përkujtimit të 40-vjetorit të publikimit të "Mesazhit për Bashkatdhetarët në Tajvan", ku theksoi se pjesa kontinentale e Kinës do të ngulë këmbë në parimin e "Një Kine" dhe në "Konsensusin e vitit 1992", për të nxitur zhvillimin paqësor dhe të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes të dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit, si edhe paqen e bashkimin kombëtar.
Kemi hartuar "31 masat" për ta nxitur shkëmbimet dhe bashkëpunimin ekonomik e kulturor mes dy brigjeve dhe do të nxitim më shumë masa të tjera, theksoi Li Keqiang-u. (Xu Guang)