Li Keqiang-u: Kina do të fokusohet te shërbimet për të moshuarit e fëmijët

2019-03-15 14:38:04 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh të premten në Pekin për mediat se jeta e njerëzve është një gjë shumë e rëndësishme, por sipas të dhënave të mëdha, tani ekzistojnë vështirësi në shërbimet për të moshuarit dhe të miturit. Kina duhet t'u kushtojë rëndësi këtyre çështjeve dhe t'i zgjidhë nëpërmjet shërbimeve në lagje.

Li tha që problemi i shërbimeve për të moshuarit dhe të miturit përfshin familje të shumta, por këto shërbime janë të pamjaftueshme. Gjithashtu, edhe pse është shtuar mbështetja për institucionet e përkujdesit për të moshuarit dhe fëmijët, ato nuk mund të plotësojnë kërkesat në këtë drejtim. Që të zgjidhen këto probleme, duhet të zhvillohen shërbimet në komunitet. Kështu, do të ofrohen shërbime nga afër dhe të barabarta.

Kreu i qeverisë së Kinës vuri në dukje gjithashtu që duhet të rinovohet sistemi përkatës, të përshtatet me kërkesat e publikut, të shfrytëzohen forcat shoqërore dhe të shtohet mbështetja qeveritare, si me banesa ekonomike dhe uljen e taksave. Sektorët qeveritarë duhet të garantojnë hyrjen e barabartë dhe t'i kushtojnë rëndësi mbikëqyrjes së barabartë, për të garantuar shërbime të sigurta e të besueshme, që të moshuarit, fëmijët dhe familjet e tyre të ndihen të qetë.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore