2019-03-15 14:30:22 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh të premten në Pekin se nuk ka ndryshuar prirja e përparimit të marrëdhënieve kino-amerikane. Konsultimet dypalëshe tregtare po vazhdojnë dhe Kina shpreson se ato do të kenë sukses, duke realizuar përfitime të përbashkëta.
Sipas kryeministrit Li, gjatë 40 vjetëve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës e ShBA-së, marrëdhëniet dypalëshe janë zhvilluar vazhdimisht, duke pasur rezultate të pasura. Gjatë këtij procesi janë shfaqur pandërprerë vështirësi, por nuk ka ndryshuar prirja e përparimit, sepse midis Kinës e SHBA-së ka interesa të gjera të përbashkëta, të cilat janë më të shumta se mosmarrëveshjet. Ruajtja e marrëdhënieve të qëndrueshme dypalëshe midis Kinës e ShBA-së është në të mirë jo vetëm të të dy palëve, por edhe të botës.
Ai theksoi se Kina e ShBA-ja janë dy ekonomitë më të mëdha në botë, dhe pas bashkëpunimit dhjetëravjeçar, këto dy ekonomi nuk mund të ndahen në mënyrë artificiale. Populli kinez dhe populli amerikan kanë zgjuarsi e aftësi t'i zgjidhin mosmarrëveshjet, për të ruajtur qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shëndetshëm të marrëdhënieve dypalëshe. (Fani)