Li: Kina do të ngulë këmbë në denuklearizimin e Gadishullit Korean

2019-03-15 12:20:34 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të ngulë këmbë si gjithmonë për realizimin e një Gadishulli Korean pa armë bërthamore dhe shpreson në ruajtjen e paqes dhe të qëndrueshmërisë në këtë gadishull, u shpreh të premten në Pekin kryeministri kinez Li Keqiang. Sipas tij, zgjidhja e problemit të Gadishullit Korean do të sjellë përfitime jo vetëm për të dy Koretë, por edhe për rajonin e për të gjithë botën.

Duke folur në një konferencë shtypi, kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh gjithashtu se problemi i Gadishullit Korean është shumë i ndërlikuar dhe shumë i vjetër, prandaj s'mund të zgjidhet brenda një kohe të shkurtër. Pas takimeve mes liderëve të Koresë së Veriut dhe të ShBA-së, të dy palët u shprehën se do të vazhdojnë komunikimin, gjë që është më e mirë se mungesa e kontakteve. Kryeministri Li Keqiang shprehu shpresën që palët e ndryshme do të ruajnë durimin dhe do të shfrytëzojnë rastet, veçanërisht elementet pozitive të shfaqura në kohët e fundit, dhe do të nxitin dialogun, veçanërisht mes Koresë së Veriut dhe ShBA-së, duke arritur rezultatet e pritura nga të gjithë.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore