Xi i bën thirrje ushtrisë të forcojë mbrojtjen dhe interesat kombëtare

2019-03-13 09:25:16 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping i bëri thirrje ushtrisë për forcimin e mbrojtjes kombëtare dhe të interesave të zhvillimit kombëtar. Ai e tha këtë në takimin plenar të delegacionit të Ushtrisë Popullore Çlirimtare dhe të Policisë së Armatosur, të kuadër të sesionit të dytë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Presidenti Xi tha se ky vit është një fazë kyçe për Kinën për të zhvilluar forcat e saj të armatosura ndërkohë që në planin e 13-të pesëvjeçar të vendit thuhet se reforma do të përmbushet deri në vitin 2020.

Duke i kërkuar ushtrisë të përqendrohet tek reforma, kreu i Shtetit i Kinës theksoi gjithashtu rëndësinë e përmirësimit të menaxhimit të ushtrisë. Ai përmendi gjithashtu edhe rëndësinë e novacionit dhe përshëndeti ndërtimin e një sistemi mbështetës për nevojat e luftës. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore