Strategjia e investimeve në arsim, strategji për zhvillim afatgjatë ekonomik

2019-03-11 16:23:11 CRI Komenti juaj Printoni

Gëzim Podgorica

Me një strategji të udhëhequr nga filozofia, tradita, historia e vet dhe pragmatizmi, me krijimin e një modeli të zhvillimit ekonomik, politik e social, me karakteristika specifike kineze, ku harmonizohen një sërë konceptesh që nga ekonomia e centralizuar deri tek ajo e tregut të lirë dhe inciativës private,Kina ka realizuar në mënyrë të qëndrueshme një zhvillim dhe rritje të lartë ekonomike, që i ka mundësuar pa konflikte e qëndrime të ashpra, një rol të dukshëm dhe përcaktues në zhvillimet botërore. Dy dekadat e fundit në mënyrë të veçantë kanë bërë që Kina të ketë një rol lideri në ekonominë globale dhe kontributi i saj në rritjen e kësaj ekonomie ia kalon edhe vendeve më të fuqishme perëndimore.

Kina po materializon strategjinë saj edhe në hapësirën europiane me programin e Rrugës së Mëndafshit, apo edhe të investimeve në infrastrukturë, duke u shfaqur mbështetëse e qartë e globalizmit dhe duke e parë atë në interes konkret për zhvillimet ekonomike të brendshme, por edhe për të fuqizuar rolin e saj si superfuqi botërore në zhvillimet ndërkombëtare. Kontributi i Kinës prej 0.7 % në trendin e rritjes së ekonomisë globale vitin e kaluar, tregon se kemi të bëjmë me një ekonomi të konsoliduar, që shumë shpejt do të bëhet ekonomia më e fuqishme e botës. Objektivat e zhvillimit të vendit u afishuan edhe në Asamblenë Kombëtare Popullore, e cila vuri theksin edhe një herë në intensifikimin e rrugëve që konsolidojnë edhe më shumë zhvillimin ekonomik të Kinës.

Shtyllat e zhvillimit ekonomik të Kinës janë disa, por duke u ndalur në njerin nga drejtimet për të cilin është investuar dhe do të investohet edhe më shumë në të ardhmen, bindesh se e ardhmja e Kinës, formësohet mbi themele të sigurta. Ajo që nënvizoi në fjalën e tij të hapjes se Asamblesë , kryeministri kinez Li Keqiang që "Ne do të rrisim mbështetjen për studimet bazë shkencore, do të shtojmë inovacionin original dhe do të punojmë më shumë për të arritur përparime në teknologjitë kryesore në fushat kyçe, do të ndërtojmë mekanizmin për të bashkuar firmat, universitetet dhe institucionet kërkimore shkencore për t'u angazhuar në inovacione. Gjithashtu do të zgjerojmë edhe bashkëpunim të risisë me vende të tjera" – është tregues se platforma e liderit të ekonomisë së sotme globale, i jep një prioritet kërkimit shkencor dhe rritjes së mëtejshme të nivelit arsimor, duke harmonizuar ato që janë arritur sot, me përvojat e vendeve perëndimore, duke u zhveshur nga çdo lloj kompleksi.

Ne Asamble u theksuan disa prioritetye, por duke u ndalur tek arsimi, që vazhdon të përbëje një prioritet kyç të investimeve të qeverisë kineze, kupton qartë se punohet për të sotmen, por edhe për të ardhmen. Pyetjes se a mundet që investimet në arsim të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve komplekse që paraqet zhvillimi ekonomik i një vendi, i është dhënë përgjigje pozitive prej disa vitesh . Një nga masat efikase për të rritur të ardhurat e ulta të punonjësve, është që ata të marrin edukim dhe trainim të caktuar professional. Zhvillimi i arsimit në rang kombëtar ka synuar e synon rritjen e cilësisë së punës dhe rendimentit në punë të arsimuarve.

Inovacioni teknologjik nuk njeh kufij. Parë në këtë këndvështrim edhe rritja e rendimentit të punës nuk do të ndalet, madje vitet e fundit ka pësuar një hov shumë të madh. Gjatë gjithë procesit të modernizimit është parë e domosdoshme zhvillimi i pandërprerë i ekonomisë së kualifikuar intensive që ka siguruar perspektivat e rritjes ekonomike. Në këtë mënyrë shihet qartë pse vëmendja e qeverisë kineze, si dje, ashtu edhe sot i jep prioritet investimeve në arsim. Lidershipi politik kinez e ka të qartë se nëse në arsim nuk kryhen investime të pandërprera dhe gjithnjë në rrtitje, nuk mund të ketë rritje masive dhe në shkallë të gjerë të nivelit teknik dhe kualifikues të punonjësve, nuk përgatiten dot dhkencëtarë dhe studiues që të përballojnë , po edhe të udhëheqin zhvillimet teknologjike dhe kërkimin shkencor, që përbëjnë sfidën më të madhe për qënë lider i ekonomisë globale, por edhe për të mbrojtur sistemin nga dallgët e ndryshme.

Qeveria kineze e ka të qartë dhe ndaj po këmbëngul dhe ka një platformë të mirëstudiuar për arsimin, si parakusht për zhvillimin e ekonomisë së punës së kualifikuar intensive dhe dijes. Mbështetja tek ekonomia e dijes mund ta shohësh edhe duke iu referuar faktit të numrit në rritje të studentëve kinezë që diplomohen çdo vit në shkencat egzakte si teknologji, inxhinieri, matematike e të tjerë. Duke qënë tashmë një vend i hapur, më një strategji të qartë, Kina ka vetëm në SHBA rreth 1.7 milion individë nga sektori publik dhe jopublik që përgatiten për sfidat e ardhëshme. Objektivi për të qënë jo thjesht një ekonomi konkuruese në botë, por lider i saj bazohet mbi një strategji kombëtare me shumë vizion dhe ambicie, strategji e cila është e investuar në të gjitha rrugët efikase që çojnë drejt arritjes së synimeve për të cilat punohet sot, po edhe për të ardhmen.

Duke i konsideruar investimet në arsim më përfitime afatgjata dhe me interes për ekonominë kombëtare, qeveria kineze edhe në platformën e punës të këtij sesioni parlamentar, vuri thekset e nevojëshme në këtë drejtim. Arsimi konsiderohet si investim prodhues që sjell përfitime ekonomike të përherëshme. Duke marrë në konsideratë se sa janë rritur vit pas viti punonjësit me nivel të lartë kulturoro-teknik, sa janë zgjeruar radhët e shkencës dhe teknologjisë, tendenca për të mbështetur arsimin mbetet gjithnjë në rritje.

Sigurisht që zhvillimi i madh dhe shumë kompleks i Kinës mbështetet mbi shumë shtylla të qëndrueshme dhe solide, por ne analizuam arsimin, për të cilin hopi i realizuar është mjaft i madh dhe me ndikim të dukshëm.

Mrekulli
Lajmet Kryesore