2019-03-05 12:49:30 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në raportin e punës së qeverisë, i cili iu paraqit organit më të lartë ligjvënës në Kinë për diskutim e shqyrtim, u theksua qëndrimi i Kinës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare me anë të konsultimeve të barabarta. Kina do të zbatojë premtimet e saj, si dhe do të mbrojë interesat e saj të ligjshme me vendosmëri, shtoi kryeministri kinez.
Raporti vuri në dukje gjithashtu këmbënguljen e Kinës në globalizmin ekonomik dhe tregtinë e lirë, angazhimin e Kinës në reformën e Organizatës Botërore të Tregtisë, në nxitjen e Partneritetit të Gjithanshëm Ekonomik Rajonal (RCEP), të Zonës së Tregtisë së Lirë Kinë-Kore e Jugut-Japoni dhe të bisedimeve për Marrëveshjen e Investimeve Kinë-Evropë, si dhe konsultimeve ekonomiko-tregtare Kinë-ShBA.
(Wang Xianya)