2019-03-05 12:49:41 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri i Kinës Li Keqiang tha të martën në raportin e punës së qeverisë që sivjet Kina do të lehtësojë më tej hyrjen në tregun e saj dhe do të shkurtojë "listën negative" për investimet e huaja, me synimin që kapitali i huaj të hyjë në më shumë sektorë të ekonomisë kineze.
Ai bëri të ditur gjithashtu që zonat pilot të tregtisë së lirë (ZTL) do të kenë më shumë autonomi mbi çështjen e reformës. Sipas tij, në Shangai do të ketë një zonë të re pilot të tregtisë së lirë, ndërsa njëkohësisht do të nxitet ndërtimi i ZTL-së në provincën Hainan. Kina është duke kërkuar mënyrat e ndërtimit të ZTL-ve me karakteristika kineze.
(Wang Xianya)