2019-03-05 12:48:59 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri kinez Li Keqiang vuri në dukje në raportin e punës mbi veprimtarinë e qeverisë të martën se duhet të përmirësohet me të gjitha mundësitë mjedisi i zhvillimit të ekonomisë private, të inkurajohet, të përkrahet dhe të orientohet zhvillimi i ekonomisë joshtetërore sipas parimit të konkurrencës asnjanëse, të trajtohen në mënyrë të barabartë ndërmarrjet e të gjitha llojeve të pronësisë në zotërimin e elementeve kryesore, lejimin e hyrjes, funksionimin dhe menaxhimin, prokurimin qeveritar dhe marrjen pjesë në tendera etj. Duhet të krijohen marrëdhënie të tipit të ri të ngushta dhe të pastra mes politikës e biznesit, të përmirësohen mekanizmat e komunikimit midis qeverisë dhe ndërmarrjeve, të stimulohet fryma e sipërmarrjes dhe të nxitet përshkallëzimi dhe zhvillimi i ekonomisë private. Duhet të mbrohen me vendosmëri të drejtat e pronësisë intelektuale dhe të dënohet rreptësisht sipas ligjit shkelja e tyre, duke u ndrequr patjetër gabimet. Duhen bërë përpjekje të krijohet një mjedis i mirë i menaxhimit të biznesit, që sipërmarrësit ta menaxhojnë të qetë dhe me besim biznesin e tyre.