2019-03-05 12:45:35 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Kryeministri kinez Li Keqiang premtoi në raportin e punës se qeveria kineze do të zbatojë një ulje më të madhe të taksave sivjet, duke u fokusuar në pakësimin e barrës tatimore mbi manifakturën dhe ndërmarrjet e vogla e mikrondërmarrjet.
TVSh-ja e sektorit të manifakturës do të ulet nga 16 % në 13%, kurse ajo e sektorëve të transportit dhe të ndërtimit nga 10 % në 9%, duke siguruar që barra tatimore e industrive të mëdha të zvogëlohet.
Për të lehtësuar barrën e ndërmarrjeve, në raport u shpall se sivjet do të ulet kostoja e përdorimit të energjisë elektrike nga sektori i manifakturës, do të ulet çmimi mesatar i energjisë elektrike për bizneset me 10% dhe do të hiqen brenda dy vjetësh pikat e pagesave në autostradat në kufijtë mes provincave të Kinës .(Zhan Dian)