Kina shpall uljen sivjet me 3 % të lëshimit të dioksidit të sulfurit e oksideve të nitrogjenit

2019-03-05 12:22:43 CRI Komenti juaj Printoni

Në raportin e punës së qeverisë të mbajtur para Asamblesë Popullore Kombëtare të Kinës, thuhet se Kina do të vazhdojë parandalimin e ndotjeve. Sipas raportit, lëshimi i dioksidit të sulfurit e oksideve të nitrogjenit do të ulet me 3 për qind dhe dendësia e grimcave PM 2.5 do të vazhdojë po ashtu uljen.

Kina do të vazhdojë të përmirësojë mjedisin në rajonin Pekin-Tianjin-Hebei dhe rajonet përreth, në rajonin e Deltës së Lumit Jance dhe rajonet e tjera. Do të forcohet sistemimi i tre burimeve kryesore të ndotjeve: industrisë, qymyrgurit dhe automjeteve, parandalimi i ndotjes së ujit e të tokës dhe trajtimi i ujërave të zeza. Kina do të nxisë gjithashtu menaxhimin e ujërave të lumenjve kryesorë dhe të ujërave bregdetare. Do të forcohet gjithashtu ndarja e mbeturinave të ngurta dhe e mbeturinave urbane. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore