Kina do të mbështesë rolin e ndërmarrjeve në ndërtimin e nismës "Një brez, një rrugë"

2019-03-05 12:22:08 CRI Komenti juaj Printoni

Më 5 mars, kryeministri kinez Li Keqiang vuri në dukje në raportin e punës së qeverisë se në procesin e nxitjes së ndërtimit të nismës "Një brez, një rrugë", Kina e vë theksin tek diskutimi e ndërtimi i përbashkët, zbatimi i parimeve të tregut dhe rregullave ndërkombëtare, duke shfaqur rolin kryesor të vetë të ndërmarrjeve.

Kreu i qeverisë kineze shtoi se Kina do të nxisë ndërlidhjen infrastrukturore, do të forcojë bashkëpunimin në kapacitetin prodhues ndërkombëtar dhe do të zgjerojë bashkëpunimin në tregun e palës së tretë. Kina do të punojë për organizimin e sukseshëm të forumit të samitit të 2-të të bashkëpunimit ndërkombëtar të nismës "Një brez, një rrugë". Ai theksoi gjithashtu se Kina do të mbështesë investimet e saj të huaja dhe zhvillimin e shëndetshëm të këtyre investimeve.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore