2019-03-05 12:21:21 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Sipas raportit të punës së qeverisë që iu paraqit të martën organit më të lartë ligjvënës të Kinës, u shpall që do t'u kushtohet rëndësi e madhe dhe do t'u jepet përparësi politikave të punësimit. Kjo është hera e parë që dhënia përparësi politikave të punësimit përfshihet në nivelin e politikave makraekonomike, me synimin që palët e ndryshme t'i kushtojnë rëndësi punësimit dhe ta përkrahin atë.
Parashikohet se në vitin 2019 vendet e reja të punës në qytete dhe qyteza do të arrijnë mbi 11 milionë dhe përqindja e papunësisë do të jetë 5.5%. (Çang Çuo)