2019-03-05 12:20:29 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Në raportin e punës të qeverisë të mbajtur të martën, kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh se sivjet Kina planifikon të nxjerrë të paktën 10 milionë veta nga varfëria në fshat.
Siç mësohet, në vitin 2019, masat për uljen e numrit të të varfërve në Kinë përfshijnë thellimin e luftës kundër varfërisë në zonat e varfra, përkrahjen ndaj zhvillimit të sektorëve me epërsi në zonat e varfra, uljen e braktisjes së mësimit në zonat e varfra, shtimin e pranimit të të rinjve nga fshatrat e këtyre zonave në shkollat e larta etj. (Fani)