2019-03-05 12:19:45 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Më 5 mars, në raportin e punës së qeverisë të mbajtur para organit më të lartë ligjvënës të Kinës, u tha se Kina ka përcaktuar një objektiv të rritjes së GDP-së në vitin 2019 prej 6%-6.5%.
Për të realizuar këtë objektiv, Kina do të vazhdojë politikat proaktive fiskale dhe politikat e qëndrueshme monetare dhe do të zbatojë politikat e punësimit që do të vendosen në nivelin e politikave makroekonomike me përparësi të qeverisë. Gjithashtu, do të forcohet bashkërendimi i politikave dhe do të sigurohet funksionimi i ekonomisë brenda një sfere të arsyeshme, si edhe do të nxitet vazhdimi i zhvillimit të shëndetshëm ekonomik e shoqëror. (Çang Çuo)