Njoftim për kërkimin e fotografive

2019-02-28 15:04:27 CRI Komenti juaj Printoni

Në Rrugën e lashtë të Mëndafshit, paraardhësit tanë me pamje e veshje të ndryshme zhvilluan shkëmbime kulturore. Atë kohë nuk kishte aparat fotografik, prandaj rastet e bukura të shkëmbimeve nuk patën mundësi të regjistrohen.

Sot trenat e mallrave Kinë-Europë udhëtojnë në kontinentet aziatike e europiane, anijet e mallrave me kontejnerë kalojnë Detin e Kinës Jugore dhe Oqeani Indian. Në porte, në stacione treni, në kantiere etj., ndoshta ju mund të ndieni legjendën e paraardhësve. Atëherë, ju ftojmë të merrni aparatin fotografik ose celularin për të fotografuar momentin e bukur, fotografia juaj do të konfirmojë historinë e shkëmbimeve miqësore midis njerëzve në shekullin e 21-të.

Ju mirëpresim të na dërgoni fotografi për të shpërndarë "Një brez, një rrugë" me aparatin tuaj.

I. Periudha për dërgimin e fotove

28 shkurt-28 mars 2019

II. Tema e veprave

"Rruga e Mëndafshit dhe Ju"

III. Kërkesat

1. Fotot duhet të jenë digjitale të bëra nga ju me aparat fotografik apo celular

2. Mund të dërgoni një ose më shumë foto me ngjyra ose bardhezi. Nëse janë në grup duhet të jenë më shumë se 3 dhe më pak se 10 fotografi. Formati i fotove duhet të jetë JPEG.

3. Të gjithë pa dallim mund të marrin pjesë në këtë veprimtari. Së bashku me fotot duhet të ofroni emrat, shtetësinë, mënyrat e kontaktit, vendin e regjistrimit të fotove, titullin dhe prezantimin e përgjithshëm të fotove (nën 150 fjalë).

4. Bashkë me punët tuaja mund të dërgoni edhe historitë pas regjistrimit të tyre (nuk ka kufizim fjalësh).

IV. Paraqitja e punëve

Fotot tuaja mund t'i dërgoni ose:

1. Në adresën e email-it: crialb@cri.com.cn .

2. Në faqen zyrtare të Radio Ejani në Facebook (RadioEjani), bëjeni me #RadioEjani.

V. Përzgjedhja e Fituesve

Bazuar në frymë transparente dhe të barabartë, fituesit do të përzgjidhen nga gjykimi i specialistëve dhe votimi në internet.

VI. Çmimet

1. Çmimi i Parë: 10 persona. Fituesve do t'u dhurohen çertifikata, do të ftohen në Kinë për ceremoninë e dhënies së çmimeve dhe për udhëtim nëpër Kinë.

2. Çmimi i Dytë: 100 persona. Fituesve do t'u dhurohen çertifikata dhe suvenirë (p.sh. Suvenirë të Muzeut të Pallatit, shaje mëndafshi, produkte të tjera artizanale etj.)

3. Çmimi për historinë pas Fotove. Fituesve do t'u dhurohen suvenirë (p.sh. suvenirët e Muzeut të Pallatit.)

VII. Rregullat e konkursit

1. Në këtë aktivitet, paraqitja e punëve nga pjesëmarrësit nënkupton dhënien organizatorit të të drejtave për përdorimin falas të fotove dhe historive dhe për autorizimin palës së tretë në përdorimin e tyre. Organizatori ka të drejtë t'i përdorë këto punë në ekspozitë, promovime dhe botime.

2. Veprat pjesëmarrëse lejohen të përpunohen nëpërmjet programeve të shifruara, me parakushtin e mosndryshimit të pamjes origjinale të veprës, por nuk lejohet shtimi, heqja apo lëvizja e pikseleve që ndikojnë në vërtetësinë dhe saktësinë e fotografive origjinale.

3. Në rast plagjiature në punët pjesëmarrëse anulohet menjëherë e drejta e pjesëmarrjes të individëve përkatës.

4. Veprat që fitojnë çmime do të përfshihen në fotoalbumin "Rruga e Mëndafshit dhe Ju" dhe do të publikohen në uebsajtin e CRI-së.

5. Pjesëmarrja në këtë konkurs është falas.

Mrekulli
Lajmet Kryesore