Xi, mesazh urimi për hapjen e Vitit të Shkëmbimeve Mediatike Kinë-ASEAN

2019-02-21 10:28:50 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi në ceremoninë e hapjes së Vitit të Shkëmbimeve Mediatike Kinë-ASEAN për vitin 2019, që u zhvillua të mërkurën në Pekin.

Në mesazhin e tij, presidenti Xi u shpreh se Kina dhe vendet e ASEAN-it janë vende fqinje që kanë prej kohësh shkëmbime njerëzore dhe marrëdhënie miqësore. Gjatë viteve të fundit, të dy palët kanë forcuar komunikimin strategjik, kanë zbatuar së bashku nismën "Një brez, një rrugë", kanë thelluar shkëmbimet njerëzore, kanë zgjidhur mirë mosmarrëveshjet dhe kanë ruajtur stabilitetin rajonal. Marrëdhëniet Kinë-ASEAN kanë hyrë në një fazë të re të zhvillimit gjithëpërfshirës.

Xi theksoi se Viti i Shkëmbimeve Mediatike Kinë-ASEAN është një nismë e rëndësishme për të thelluar marrëdhëniet e partneritetit të ndërsjellë strategjik. Media, si një urë për të zhvilluar bashkëpunimin e komunikimin dhe për të forcuar miqësinë mes popujve, mund të luajë një rol më të madh në marrëdhëniet dypalëshe. Ai shprehu shpresën se mediet e të dy palëve do të jenë komunikuese të shkëmbimeve miqësore, nxitëse të bashkëpunimit pragmatik dhe mbrojtëse të bashkëjetesës harmonike, duke treguar siç duhet historitë e nxitjes së paqes e zhvillimit të përbashkët dhe duke dhënë më shumë kontribut për ndërtimin e një bashkësie më të ngushtë fatesh Kinë-ASEAN. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore