Trump-i: Do të takohem përsëri me Kim Jong-Unin pas Hanoit

2019-02-21 10:17:25 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se, pas samitit në Hanoi, ai do të ketë edhe takime të tjera me liderin suprem të Koresë së Veriut Kim Jong-un.

Gjatë takimit në Uashington me kryeministrin austriak Sebastian Kurz, Trump-i u tha mediave se takimi i tij me Kim Jong-unin në Hanoi nuk do të jetë i fundit. Ai u shpreh që nuk mendon se Pheniani nuk dëshiron të heqë dorë nga programi bërthamor dhe se ai është i gatshëm të heqë sanksionet ndaj Koresë së Veriut, por kjo e fundit duhet së pari të ndërmarrë veprime konkrete.

Sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë, Trump-i dhe kryeministri japonez Shinzo Abe kanë bërë një bisedë telefonike mbi takimin e dytë mes liderëve të ShBA-së dhe Koresë së Veriut. Të dyja palët ritheksuan që janë të gatshme për të nxitur denuklarizimin përfundimtar dhe krejtësisht të vërtetueshëm të Koresë së Veriut. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore