Video/  Promo e spektaklit të Festës së Fenerëve të CMG-së

2019-02-19 16:44:02 CRI Komenti juaj Printoni

Spektakli i Festës së Fenerëve për këtë vit, i përgatitur nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), do të shfaqet në orën 20:06 të datës 19 shkurt.

Festa e Fenerëve është ditë e bashkimit familjar. Në të kaluarën, kjo ishte gjithashtu një ditë e takimeve të dashurise mes të rinjve. Në të kaluarën, vajzat e familjeve të pasura nuk lejoheshin të dilnin jashtë, por në këtë mbrëmje të fenerëve vezëllues ato mund të dilnin. Prandaj, kjo ka qenë një ditë e rëndësishme për takimet e dashurisë në të kaluarën.

Shijimi i topthave me oriz veshtullor të quajtura "yuanxiao", soditja e fenerëve të bukur etj., janë disa nga traditat popullore gjatë kësaj feste. Ideatori i përgjithshëm i këtij spektakli Qin Xinming tha se do të shfaqen traditat popullore dhe do të ftohen trashëgimtarët e kulturës jomateriale për të shfaqur artet e ndryshme popullore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore