BE-ja: Reagim i shpejtë nëse ShBA-ja vendos taksa për makinat evropiane

2019-02-19 10:40:10 CRI Komenti juaj Printoni

BE-ja thotë se do të ketë një reagim të shpejtë nëse ShBA-ja vendos tarifa importi për automjetet europiane dhe pjesët e tyre të këmbimit.

Departamenti i Tregtisë i ShBA-së i paraqiti Shtëpisë së Bardhë rezultatet e hetimit të tij mbi efektet e importimit të automjeteve dhe pjesëve të tyre për sigurinë kombëtare të ShBA-së, të cilat mund të çojnë në rritjen e tarifave.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Margaritis Schinas shprehet:

"Komisioni Evropian është në dijeni për përfundimin e një hetimi nga Departamenti amerikan i Tregtisë për çështjen nëse importimi i makinave përbën kërcënim për sigurinë kombëtare të ShBA-së. Nëse ky raport shpie në veprime të dëmshme për eksportet evropiane, Komisioni Europian do të reagojë në mënyrë të shpejtë dhe të përshtatshme."

Zëdhënësi shtoi se BE-ja do të respektojë angazhimin e saj të përbashkët me ShBA-në, për sa kohë që Uashingtoni nuk merr masa që çojnë në vendosjen e pengesave tregtare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore