Ambasada kineze në Shqipëri organizon shfaqjen për Vitin e Ri Kinez

2019-02-18 10:59:08 CRI Komenti juaj Printoni

Më 14 shkurt në mbrëmje, në sallën muzikore të Universitetit të Arteve të Tiranës u dha shfaqja e kërcimit modern të Operës së provincës kineze Guangdong "Zgjimi". Në këtë shfaqje ishin të pranishëm ambasadori kinez në Shqipëri Zhou Ding dhe zonja e tij, zv.kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Vasilika Hysi, kryetari i Grupit të Miqësisë Shqipëri-Kinë në Kuvendin e Shqipërisë Bashkim Fino, këshilltari për çështjet ndërkombëtare i presidentit të Shqipërisë Genc Muçaj, si edhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, të partive, të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Kinë, të Shoqatës Kulturore "Alb-China", të Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Kinë dhe të qarqeve të ndryshme, kinezë që jetojnë në Shqipëri, studentë, përfaqësues nga organizatat kineze në Shqipëri etj.

Shfaqja e kërcimit modern me katër akte "Zgjimi" tregon dashurinë e njerëzve për natyrën dhe jetën e fshatit dhe shpresën për dashurinë e pastër. Lëvizjet e bukura të kërcimit kanë paraqitur një atmosferë misterioze nën ndikimin e dritave dhe muzikës. Pas përfundimit të shfaqjes, të gjithë shikuesit duartrokitën gjatë për të shprehur faleminderit e tyre për nivelin e lartë artistik të interpretimit. Ambasadori Zhou Ding dhe zonja e tij i shoqëruan të ftuarit në skenë për të bërë foto me të gjithë artistët.

Para fillimit të shfaqjes, ambasadori Zhou Ding dha një pritje, në të cilën ai u shpreh se ky aktivitet me rastin e Vitit të Ri Kinez u ka sjellë atmosferën e festës miqve shqiptar. Arti i kërcimit është gjuha e përbashkët e njerëzimit dhe mund të shtojë shkëmbimin e mendimeve dhe të emocioneve mes qytetërimeve të ndryshme. Ambasada kinez në Shqipëri do të zhvillojë më shumë aktivitete të shkëmbimeve kulturore për të forcuar lidhjen e zemrave mes popujve të dy vendeve, dhe si dhuratë për 70-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-shqiptare.

Miqtë e ftuar, nga ana e tyre, shprehën dëshirën për të zhvilluar bashkëpunim të ngushtë me ambasadën kineze dhe për të nxitur së bashku marrëdhëniet kino-shqiptare në epokën e re.

Shfaqja e kërcimit modern "Zgjimi" u njoftua nga Televizioni Shqiptar (TVSh), televizioni "Top Channel", "News 24", Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSh) edhe medie kryesore të tjera. Ambasadori Zhou dha intervista për këto medie.

Ky aktivitet u përkrah nga Ministria e Kulturës dhe e Turizimit e Kinës dhe Zyra e Kulturës dhe e Turizmit e provincës Guangdong. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore