"Huawei" konfirmon dhënien e përgjigjes nga mbikëqyrësi kibernetik çek

2019-02-15 10:56:44 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti kinez i telekomit "Huawei" tha se ka marrë një përgjigje nga mbikëqyrësi kibernetik i Republikës Çeke, e cila po analizohet me kujdes dhe kompania po përgatitet për hapat e mëtejshëm.

Mbikëqyrësi kibernetik i Republikës Çeke paralajmëroi në dhjetor mbi produktet e "Huawei"-t se ato përbëjnë kërcënim potencial të sigurisë kombëtare për infrastrukturën kyçe të vendit.

Këto akuza u hodhën poshtë nga Huawei dhe kompania i bëri thirrje mbikëqyrësit për anulim të këtij paralajmërimi në një letër javën e kaluar.

"Huawei" është shndërruar në shitësin kryesor të pajisjeve të telekomit në botë dhe udhëheqës i tregut europian.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore