Vendet evropiane tregojnë pak interes në konferencën e Lindjes së Mesme

2019-02-15 19:43:24 CRI Komenti juaj Printoni

Kombet evropiane kanë treguar interes të vogël për planet e paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme, të paraqitura nga Shtetet e Bashkuara në konferencën ndërkombëtare që përfundoi në Varshavë të enjten.

Konferenca, e cila filloi të mërkurën, u bashkorganizua nga Polonia dhe ShBA-ja. Temat kryesore të saj përfshinë gjendjen politike dhe rolin e Iranit në zhvillimin rajonal, situatën në Jemen e Siri dhe sigurinë e stabilitetin në Lindjen e Mesme.

Konferenca u zhvillua teksa BE-ja ka mendime të ndryshme mbi çështjen e Iranit. Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga një marrëveshje bërthamore e vitit 2015 me Iranin dhe vendosën përsëri sanksione. Vendet e tjera palë të marrëveshjes, duke përfshirë fuqitë kryesore evropiane, si Gjermania, Franca dhe Britania, janë përpjekur ta mbajnë gjallë këtë marrëveshje. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore