Kryediplomati i Iranit:Takimi kundër Iranit në Poloni do të dështojë

2019-02-14 10:20:21 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif tha se mbledhja e ashtuquajtur kundër Iranit në kryeqytetin polak do të dështojë.

"Është një provë tjetër që ShBA-ja mbetet e fiksuar me Iranin, gjë që nuk ka baza të shëndosha. Mendoj se ata madje nuk synojnë as hartimin e ndonjë teksti për të cilin është rënë rakord, por përpiqen të vetbëjnë një deklaratë në emër të të gjithëve, dhe ky fakt tregon se ata nuk besojnë që është një çështje serioze."

Mbledhja dyditore e Sigurisë në Lindjen e Mesme, bashkëorganizuar nga ShBA-ja dhe Polonia, nisi të mërkurën në Varshavë.

Palët synojnë diskutimin e gjendjes politike në Lindjen e Mesme dhe rolin e lojtarëve kryesorë në zhvillimin rajonal. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore