Fillon zbatimi i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut

2019-02-14 10:00:16 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikoi një deklaratë mbrëmjen e së martës ku thuhet se sipas Marrëveshjes së Prespës arritur në qershorin e vitit 2018 dhe ndryshimeve kushtetuese nis zbatimi i emrit zyrtar të vendit si Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sipas planit të qeverisë, administrata doganore duhet të vendosë mbishkrime në tabelat në vendkalimet kufitare, kufirin shtetëror dhe në aeroporte brenda tri ditësh.

Të gjitha institucionet kanë një afat prej dy javësh për të bërë ndryshimet e nevojshme mbi shkresat e tyre digjitale, si logo, memorandume etj.

Që prej shpalljes së pavarësisë të Maqedonisë, Athina dhe Shkupi kanë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme. Athina nuk e ka pranuar emrin kushtetues të vendit fqinj, me argumentin se mbajtja e atij emri fsheh pretendime territoriale ndaj Greqisë. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore