Rezerva valutore e Kinës u rrit në 3 muajt e fundit

2019-02-12 10:44:45 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave të publikuara më 11 shkurt nga Banka Qendrore e Kinës, rezerva valutore e Kinës u rrit në 3.0879 trilionë dollarë amerikanë në fund të janarit, rritje kjo 15.2 miliardë dollarë amerikanë, krahasuar me dhjetorin 2018. Ky është muaji i tretë i rritjes së rezervës valutore të Kinës. Specialistët u shprehën se faktorët që kanë ndihmuar në këtë rritje kanë qenë forcimi i monedhave të tjera përveç dollarit dhe rritja e çmimeve të pasurive financiare.

Zëdhënësja e Administratës Shtetërore të Këmbimit Valutor, Wang Chunying u shpreh se në janarin e vitit 2019 oferta dhe kërkesa në tregun valutor të Kinës ishin në ekuilibër. Rezerva valutore e Kinës pritet të mbesë e qëndrueshme mes luhatjeve, duke qenë se ekonomia kineze do të vazhdojë prirjen afatgjatë të zhvillimit të saj, së bashku me përparimin e vazhdueshëm të hapjes dhe flukset e balancuara të kapitalit ndërkufitar, si rezultat i përmirësimit të mekanizmit të tregut valutor, që do të shmangë ndikimin e jashtëm dhe luhatjet e tregut, dhe flukset e kapitalit ndërkufitar ishin të qëndrueshme. Kursi i këmbimit i monedhave të tjera me dollarin amerikan u rrit dhe rritje të lehtë pati dhe çmimi i kapitalit finanaciar.

Drejtorja e Institutit të Investimeve Valutore të Kinës Tan Yaling u shpreh se rritja e rezervës valutore në 3 muajt e fundit lidhet me ekonominë reale.

"Në fundin e vitit sidomos në 3 muajt e fundit patëm rritje, kjo mund të jetë prirje e RMB-së. Kështu kompanitë kineze të eksportit kanë shanse, që mund të luajë rol në rritjen e rezervës valutore. Nga ana tjetër, stabiliteti në politikat tona monetare ka qenë një nga faktorët e besimit për rritjen e rezervës valutore."

Wang Chunying shtoi se ekonomia globale përballet me presionin e rënies, por ekonomia kineze mbetet e qëndrueshme në përgjithësi dhe zhvillimi i qëndrueshëm i bilancit të pagesave ndërkombëtare ofron bazë të fortë për qëndrueshmërinë e vëllimit të rezervës valutore të Kinës.

Për të ardhmen, Wang shprehu mendimin se pavarësisht mjedisit të ndërlikuar të ekonomisë botërore, ekonomia e Kinës do të vijojë prirjen e e mirë të zhvillimit. Hapja në fusha të ndryshme do të zhvillohet më tej dhe sistemi i qarkullimit të tregut valutor do të jetë më i përmirësuar. Kina i ka kushtet për ruatjen e stabilitetit të flukseve të kapitalit ndërkufitar dhe ekuilibrin e ofertë-kërkesës në tregun valutor. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore