Shefi në detyrë i Pentagonit përkrah rolin e Kabulit në bisedimet e paqes

2019-02-12 10:37:24 CRI Komenti juaj Printoni

I ngarkuari me detyrën e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Patrick Shanahan tha se është e rëndësishme që qeveria afgane të përfshihet në bisedimet e paqes, nga të cilat ajo ishte përjashtuar deri tani, për t'i dhënë fund luftës 17-vjeçare në këtë vend.

Shanahan u takua me presidentin afgan Ashraf Ghani në udhëtimin e tij të parë në Afganistan pas zëvendësimit të përkohshëm të Mattis-it, i cili dha dorëheqjen kohët e fundit.

Ai tha se nuk ka marrë asnjë udhëzim për uljen e numrit të 14 mijë ushtarëve amerikanë në Afganistan.

Ghani shprehu vlerësim të lartë për ushtarët amerikanë, që shërbejnë në Afganistan.

Qeveria e Ghani-t ishte përjashtuar nga bisedimet e paqes që po zhvillohen mes negociatorëve të Talibanit dhe të dërguarve të ShBA-së.

Mrekulli
Lajmet Kryesore