Festa e Pranverës, ambasadori kinez në Tiranë viziton punonjësit e ndërmarrjeve kineze

2019-02-11 16:34:39 CRI Komenti juaj Printoni

Më datat 6 dhe 7 shkurt, ambasadori i Kinës në Shqipëri z.Zhou Ding vizitoi ndërmarrjet kineze "Hailong Oil Service" dhe "Bankers Petrolium", për t'u shprehur urimet më të sinqerta punonjësve kinezë dhe të huaj të dy kompanive që nuk kanë ndaluar punën edhe gjatë Festës së Pranverës. Në këtë vizitë ishte i pranishëm dhe këshilltari ekonomik dhe tregtar i ambasadës z.Lian Gang.

Ambasadori Zhou përshëndeti punonjësit e dy kompanive, u njoh me ecurinë e tyre të prodhimit dhe funksionimit, inspektoi zonën e punës dhe të jetesës së punonjësve dhe pyeti me hollësi për problemet dhe vështirësitë në punën dhe jetën e tyre.

Ambasadori Zhou tha se gjatë vitit të kaluar, dy kompanitë kanë arritur rezultate të kënaqshme dhe shprehu shpresën që në vitin 2019 do të shtohen përpjekjet dhe efektiviteti, duke treguar forcën e tyre të markës si dhe të japin kontribut të ri në zhvillimin ekonomiko-shoqëror të Shqipërisë.

Ambasada kineze do të mbështesë si gjithmonë zhvillimin e ndërmarrjeve kineze në Shqipëri, do të zgjidhë problemet për ndërmarrjet, që të bëjnë një punë të mirë në garantimin e shërbimeve.

Ambasadori Zhou u kërkoi gjithashtu kompanive që t'i kushtojnë rëndësi të madhe sigurisë së prodhimit dhe të forcojnë më tej masat e sigurisë për të garantuar sigurinë e personelit dhe pronësisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore